“Bota është përballë një zgjedhjeje kritike”/ Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Macron: Ligji i më të fortit, qasje koloniale

Në fjalimin e tij në Forumi Ekonomik Botëror në Davos, presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se bota ndodhet përballë një momenti kritik historik. Ai theksoi se shtetet duhet të zgjedhin mes “ligjit të më të fortit”, që sipas tij do të çonte drejt një qasjeje të re koloniale, ose mbrojtjes së multilateralizmit efektiv, i cili garanton sovranitetin, pavarësinë kombëtare dhe rendin global.

Macron u ndal edhe te çështjet e sigurisë, duke përmendur vendimin e fundit për praninë ushtarake franceze në Groenlandë. Ai theksoi se ky veprim nuk ka për qëllim të kërcënojë askënd, por të mbështesë një aleat dhe një territor strategjik evropian, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së sovranitetit në një klimë ndërkombëtare gjithnjë e më të tensionuar.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Kreu i Elizesë vuri theksin edhe te roli i G7, duke deklaruar se Franca synon ta ringjallë këtë forum si hapësirë për dialog të sinqertë dhe bashkëpunim mes fuqive kryesore botërore. Sipas Macronit, G7 duhet të shërbejë për të parandaluar luftërat tregtare, rritjen e proteksionizmit dhe përpjekjet për të destabilizuar rendin ekonomik global, në një kohë kur bashkëpunimi ndërkombëtar është më i nevojshëm se kurrë.