Ministria e Financave ka sqaruar se vetëm disa kategori të pensionistëve në Kosovë janë të liruar nga obligimi për t’u paraqitur çdo gjashtë muaj në zyrat e pensioneve për të dëshmuar se janë gjallë dhe për të vazhduar marrjen e pensionit. Këtu përfshihen përfituesit e pensioneve kontributpaguese, pjesërisht kontributpaguese dhe pensioneve familjare, të cilët nuk kanë më këtë detyrim periodik.
Ndërkohë, pensionistët e kategorive të tjera, përfshirë ata që marrin pensionin bazik të moshës prej 150 eurosh, janë ende të obliguar të paraqiten çdo gjashtë muaj sipas ligjit në fuqi. Ministria theksoi se po punon për lehtësimin e shërbimeve, duke përfshirë ekipe mobile që ofrojnë shërbime në shtëpi për personat që nuk mund të paraqiten fizikisht, si dhe thjeshtësimin e procedurave për personat me aftësi të kufizuara.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Ky vendim vjen pas shfuqizimit nga Gjykata Supreme të disa neneve të një udhëzimi administrativ, duke konstatuar se pensionistët kontributpagues nuk janë të detyruar të lajmërohen çdo gjashtë muaj. Aktualisht, pensioni kontributpagues në Kosovë varion nga 218 deri në 318 euro në muaj, varësisht nga shkalla e arsimimit, ndërsa ndryshimet synojnë të ulin barrën administrative për pensionistët.