Lëvizja BASHKË ka njoftuar mbajtjen e një proteste kundër qeverisë së Edi Rama, e cila do të zhvillohet ditën e hënë, më 19 janar, në orën 17:30, përpara Kuvendi i Shqipërisë. Njoftimi është bërë publik përmes rrjeteve sociale, ku u bëhet thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive.
Kreu i lëvizjes, Arlind Qori, deklaroi se protesta synon të artikulojë pakënaqësinë qytetare ndaj qeverisë aktuale dhe krizës politike në vend. Sipas tij, tubimi do të jetë një reagim i drejtpërdrejtë ndaj asaj që Lëvizja BASHKË e cilëson si dështim të qeverisjes dhe mungesë përgjegjësie institucionale.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Në thirrjen zyrtare, organizatorët kërkojnë heqjen e imunitetit dhe shkarkimin e Belinda Balluku, shkarkimin e kryeministrit Rama, hapjen e rrugës për zgjedhje të parakohshme, si dhe miratimin e ligjit për minimumin jetik dhe Statusin e Minatorit. Protesta pritet të shoqërohet me masa sigurie, ndërsa organizatorët paralajmërojnë se do të vijojnë aksionet nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.