“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ Zbardhen bisedat mes policëve që vinin baste: He mo tigër, duhet me dorzu lekët e llotos

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar sot masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të Policia e Shtetit dhe një shtetasi civil, në kuadër të operacionit të koduar “Last Bet”, të zhvilluar në rajonet Elbasan dhe Korçë. Sipas hetimeve, efektivët dyshohet se kanë shfrytëzuar funksionin e tyre për të organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara dhe basteve sportive, në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka siguruar dosjen hetimore, ku përmes ekspertimit teknik të celularëve të sekuestruar janë zbuluar biseda të shumta në aplikacionin “WhatsApp”. Mesazhet midis dy punonjësve të policisë, të identifikuar me inicialet E.P. dhe R.T., tregojnë qartë organizimin e skedinave, shpërndarjen e parave dhe dorëzimin e shumave të basteve ilegale, duke ngritur dyshime serioze për një aktivitet të strukturuar dhe të vazhdueshëm.

Nga hetimet rezulton se E.P. dhe R.T. kanë ushtruar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit, ndërsa E.P. ka bashkëpunuar edhe me një shtetas tjetër në kryerjen e veprës penale. R.T. është punonjës i Policisë së Shtetit që prej vitit 2016 dhe aktualisht mban funksionin Specialist për Krimet në Zonën Policore Nr. 16, në Komisariatin e Policisë Durrës, ndërsa E.P. ndodhet me masë sigurimi “arrest në burg”. Autoritetet theksojnë se veprimet e tyre përbëjnë shkelje të rëndë të detyrës dhe bien ndesh me Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!