Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet e brendshme për kryetarin e saj, që pritet të mbahen në prill. Hapi i parë i procesit është verifikimi dhe rifreskimi i listave të anëtarësisë në të gjitha degët e partisë në vend, me synim përcaktimin e trupës elektorale që do të marrë pjesë në votim.
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, u ka dërguar degëve një udhëzim për ngritjen e grupeve të posaçme të punës që do të kontrollojnë listat e anëtarësisë. Afati i fundit për përfundimin e këtij procesi është data 20 shkurt. Sipas dokumenteve të publikuara, anëtarët aktivë do të pajisen me karta anëtarësie, ndërsa nga listat do të përjashtohen ata që kanë vepruar kundër interesave të PD-së, kanë mbështetur kundërshtarë politikë, kanë shkelur Statutin dhe Kodin e Etikës ose kanë bashkuar votat me kundërshtarët në çështje të rëndësishme. Procesi prek edhe demokratët që janë pjesë e administratës shtetërore.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Në të njëjtën kohë, PD po përballet me tensione të brendshme lidhur me garën për kryetarin e partisë. Kryetari aktual, Sali Berisha, ka deklaruar se ish-deputeti Ervin Salianji është vetëpërjashtuar nga gara për shkak të shkeljes së Statutit. Nga ana tjetër, Salianji e ka kundërshtuar këtë interpretim, duke theksuar se Statuti i PD-së nuk njeh konceptin e “vetëpërjashtimit” dhe se askush nuk është mbi rregullat e miratuara me votë nga anëtarësia, duke bërë thirrje për bashkim dhe respekt të rregullave brenda partisë.