Duke iu referuar aksionit të zhvilluar disa ditë më parë në Tiranë, gazetari Kopliku deklaroi se ka informacione serioze sipas të cilave rrjete kriminale të Call Center-ave veprojnë të pashqetësuara falë mbrojtjes që gëzojnë në nivele të larta. Ai theksoi se kjo mbështetje nuk kufizohet vetëm te punonjës të thjeshtë policie, por shtrihet edhe më lart në hierarkinë institucionale.
Sipas Koplikut, një nga mekanizmat kryesorë që përdorin këto grupe për t’i shpëtuar goditjeve të autoriteteve është ndërrimi i shpeshtë i adresave ku ushtrojnë aktivitetin. Ky veprim, sipas tij, e vështirëson ndjeshëm identifikimin dhe çmontimin e rrjeteve kriminale, të cilat zhvendosen shpejt sapo ndiejnë rrezik.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Gazetari zbuloi gjithashtu se autoritetet po kërkojnë një grup shtetasish nga Italia, të cilët janë shpërngulur në Shqipëri dhe dyshohet se janë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. “Bëhet fjalë për Call Center-a në zemër të Tiranës, me rreth 100 punonjës, që arrijnë të qarkullojnë 20 deri në 30 milionë euro në muaj. Edhe vetë italianët janë të habitur nga shumat e fitimit. Ka informacione se këto grupe ruhen dhe tutelohen nga policë, madje edhe nga nivele më të larta se një punonjës i zakonshëm,” u shpreh Kopliku, duke ngritur alarmin për përmasat e fenomenit.