Ra nga kati i tretë i pallatit, policia shpjegon arsyen e ngjarjes së trishtë të mësuesit sonte në Fier

Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fier, ku një burrë rreth 50 vjeç ka rënë nga kati i tretë i një pallati në lagjen Apollonia. Shtetasi A.D., mësues i gjuhës angleze, ka përfunduar në verandën e katit të dytë, duke mbetur për disa minuta i varur në pjesën e jashtme të godinës, çka shkaktoi panik te banorët.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët bënë të mundur zbritjen e tij në siguri dhe transportimin drejt Spitali Rajonal Fier. Burime mjekësore bëjnë me dije se 50-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Policia njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 17:50 dhe se dyshohet se shtetasi është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.