Reanimacioni mbeti pa drita/ QSUT ende pa shpjegim, përse nuk funksionuan bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në QSUT, ku për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike dhe mosfunksionimit të sistemeve ‘Back Up’, u rrezikua jeta e 10 pacientëve të intubuar dhe rreth 20 të tjerëve në dy sallat e reanimacionit. Sipas burimeve, UPS-i dhe gjeneratorët që duhej të aktivizoheshin automatikisht nuk hynë në punë për rreth 30 minuta.

Kaosi i krijuar mbrëmjen e së hënës shkaktoi panik te familjarët dhe tension ekstrem për ekipet mjekësore, të cilat, falë profesionalizmit, arritën të shmangin pasojat fatale. Pacientët u transportuan me respiratorë portativë dhe u mbajtën parametrat jetikë, megjithëse QSUT, si qendër terciare, aktualisht furnizohet vetëm nga dy linja energjie, pasi njëra është shkëputur pas ndërtimit të spitalit të ri.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Ndërkohë, lindin pyetje serioze mbi përgjegjësinë institucionale: a ishte aktive kontrata e mirëmbajtjes për sistemet ‘Back Up’, a janë kryer kontrollet mujore të detyrueshme dhe kush mban përgjegjësi për këtë dështim kritik? Burime jozyrtare thonë se kontrata e mirëmbajtjes kishte përfunduar dhe nuk ishte rinovuar, duke ngritur shqetësime të forta për sigurinë e pacientëve dhe besimin publik në sistemin shëndetësor.