Rivlerësimi i pronave me taksë 5% hyn në fuqi: Ja kur nis procesi dhe çfarë duhet të dinë qytetarët

Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, me normë tatimore 5%, hyn zyrtarisht në fuqi më 22 janar, ndërsa procesi i aplikimit do të hapet në javën e dytë të shkurtit dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2026. Ky ligj u jep mundësi qytetarëve dhe bizneseve të rrisin vlerën e pronës së tyre në përputhje me çmimin real të tregut, duke shmangur tatimin 15% që aplikohej më parë.

Rivlerësimi mund të kryhet në dy mënyra: ose nga një ekspert i licencuar, ose nga drejtoritë vendore të Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Nëse individi zgjedh ekspertin e licencuar, ai duhet të bashkëngjisë në aplikim aktin e vlerësimit të pronës, i cili pasqyron vlerën aktuale të tregut.

Pas dorëzimit të dokumentacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës përllogarit bazën e tatueshme dhe shumën e tatimit që duhet paguar për regjistrimin e rivlerësimit. Ky proces pritet të rihapë tregun e shit-blerjes së pronave, pasi shumë pronarë dhe agjenci kishin pezulluar transaksionet në pritje të hyrjes në fuqi të këtij ligji.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!