Aksident tragjik në vendin fqinj i merr jetën një 20-vjeçarit shqiptar

Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare humbi tragjikisht jetën në mëngjesin e së enjtes, më 22 janar, në një aksident në Itali.

Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi në komunën e Revellos, në provincën e Cuneos.I riu shqiptar udhëtonte me një makinë Audi, kur u përplas “kokë më kokë” me një kamion.20-vjeçari me inicialet K.G., i cili jetonte në Saluzzo, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Për nxjerrjen e tij nga makina u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik nuk dihen ende./tvklan.al


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!