BIRN: Kryeministri, Kuvendi dhe Presidenti bashkohen kundër SPAK për Belinda Ballukun! Prokurori Prençi: Kemi zbuluar prova se ajo mund të ketë kryer …

Gjykata Kushtetuese përfundoi shqyrtimin e çështjes mbi ligjshmërinë e pezullimit nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”. Çështja u ngrit pas një kërkese të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se vendimi i GJKKO ka cenuar kompetencat e tij kushtetuese.

Në seancë, përfaqësuesit e SPAK argumentuan se masa e pezullimit është në interes publik dhe synon të parandalojë përsëritjen e veprave penale apo ndikimin në hetime. Ata theksuan se pezullimi nuk pengon funksionimin e Këshillit të Ministrave dhe përbën ushtrim të pavarur të pushtetit gjyqësor, duke paralajmëruar për rrezikun e ndërhyrjes së ekzekutivit në vendimet e drejtësisë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Nga ana tjetër, Kuvendi dhe Presidenca mbështetën qëndrimin se Kushtetuta nuk parashikon mekanizëm për pezullimin e ministrave pa autorizim parlamentar, duke argumentuar se vendimi i GJKKO cenon imunitetin dhe kompetencat kushtetuese. Vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese pritet të përcaktojë balancën mes pavarësisë së gjyqësorit dhe kompetencave të pushtetit ekzekutiv.