Meteorologia jep ALARMIN e fortë/ “Shqipëria goditet nga stuhia ciklonare pas 2 ditësh”

Shqipëria pritet të përballet me një përkeqësim të kushteve të motit pas dy ditësh, si pasojë e një qendre të re ciklonare që po fuqizohet në Mesdheun perëndimor dhe do të shtrihet gradualisht mbi Ballkan. Ky sistem do të ndikojë drejtpërdrejt edhe territorin shqiptar, duke sjellë reshje shiu me intensitet mesatar në shumicën e zonave.

Sipas meteorologëve, deri në fundjavë moti do të mbetet relativisht i qëndrueshëm, me reshje të pakta dhe lokale, ndërsa temperaturat do të jenë më të larta se normalja, duke arritur deri në 15 gradë Celsius në zonat jugperëndimore. Kjo situatë do të krijojë një ndjesi pranverore përkohësisht.

Ndryshimi i motit pritet kryesisht të dielën dhe të hënën, kur vranësirat do të shtohen dhe reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin. Dëborë pritet vetëm në zonat e thella malore, pasi temperaturat minimale do të qëndrojnë rreth zeros, ndërsa pjesa më e madhe e territorit do të përjetojë reshje shiu.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!