Hakerimi i sistemit të SPAK/ Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet (EMRAT)

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me hakerimin e sistemit elektronik të SPAK, ku hetimet janë fokusuar mbi një grup personash që dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të koordinuar. Në qendër të çështjes janë Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, por hetimi ka zbuluar përfshirjen e një rrethi më të gjerë individësh.

Sipas të dhënave hetimore, grupi funksiononte si një strukturë e organizuar, e cila jo vetëm siguronte akses të paligjshëm në sisteme, por koordinonte edhe shpërndarjen e materialeve të rrjedhura në media. Qëllimi i kësaj veprimtarie dyshohet se ishte goditja e individëve të caktuar përmes ekspozimit publik dhe manipulimit të informacionit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Në listën e personave të përfshirë përmenden zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të institucioneve shtetërore, përfshirë drejtësi, polici, administratë publike dhe agjenci shtetërore. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rolin e secilit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale në këtë çështje të ndjeshme për sigurinë institucionale.