“Vesh më vesh” gjatë takimit në Davos/ Vjosa Osmano zbulon për herë të parë bisedën me Trump

Në një lidhje direkte nga Davos për emisionin “Top Story”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndau detaje nga ceremonia e Bordit të Paqes dhe biseda që zhvilloi me presidentin amerikan Donald Trump. Ajo e cilësoi takimin si shumë pozitiv për Kosovën, duke theksuar se dialogu mes tyre kishte nisur që në samitin e United Nations në shtator.

Osmani sqaroi gjithashtu pse ishte ajo përfaqësuesja e Kosovës në këtë ceremoni dhe jo kryeministri Albin Kurti. Sipas saj, Kushtetuta e Kosovës përcakton që politika e jashtme udhëhiqet nga presidenti, ndërsa theksoi se anëtarësimi në Bordin e Paqes është një sukses i përbashkët institucional.

E pyetur për protokollin dhe veshjen e saj, Osmani tha se vendosja pranë Trumpit dhe rregullat e ceremonisë ishin përcaktuar nga Shtëpia e Bardhë. Sa i përket zgjedhjes së ngjyrës së kuqe, ajo u shpreh se është thjesht ngjyra e saj e preferuar, duke e quajtur një detaj personal dhe simbolik.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!