Odise Roshi është lojtar kyç te Keciorengucu, që lufton për një vend në “play off” të Ligës së Parë turke.

Sot realizoi kundër Boluspor, ndërsa ndeshja është e vlefshme për javën e 22-të.

Fillimisht Roshit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje në minutën e 21-të.

Vetëm pesë minuta më vonë gjeti sërish rrjetën pas një gjuajtje me kokë.

Kjo fitore do e poziciononte Keciorengucu në vendin e shtatë, që mbyll zonën e “play off”. Ky është edhe pretendimi për ekipin e ish-lojtarit të Kombëtares.

Goli i anuluar i Odise Roshit: (VIDEO)

Goli i rregullt i Odise Roshit: (VIDEO)