Deklarimi i pasurisë, katër prona dhe disa llogari bankare kjo është pasuria deputetes Iris Luarasi

Deputetët që janë futur për herë të parë në Kuvend kanë dorëzuar deklaratat e detyrueshme të pasurive, të cilat tashmë janë bërë publike. Nga të dhënat rezulton se shumica e tyre zotërojnë kryesisht apartamente, prona të paluajtshme dhe llogari bankare në lekë, euro dhe dollarë, me burim kryesor kursimet dhe trashëgimitë.

Në fokus të këtij publikimi është deputetja e re e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e cila sipas deklarimit figuron me një portofol të konsiderueshëm pasuror. Ajo ka deklaruar katër prona, përfshirë dy apartamente të blera me kredi, një të siguruar nga të ardhurat dhe një përmes trashëgimisë, si dhe një automjet të vitit 2007 me vlerë rreth 25 mijë dollarë.

Luarasi disponon gjithashtu 12 llogari bankare në disa valuta, me një total që kalon 73 mijë euro, si dhe një fond investimi prej 10 mijë eurosh. Për 9 muajt e vitit 2025, ajo ka deklaruar mbi 6 milionë lekë të ardhura nga universiteti dhe konsulenca, si edhe 3 mijë paund britanikë, ndërsa rezulton ende me kredi aktive, pjesërisht të shlyera.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!