Zegjine Çaushi, deputete e zgjedhur për herë të parë në Kuvend nga qarku i Fierit, ka dorëzuar deklaratën e detyrueshme të pasurisë, e cila është bërë publike në kuadër të transparencës për ligjvënësit e rinj.
Sipas deklarimit, Çaushi nuk rezulton të ketë prona të patundshme në emrin e saj. Ajo ka deklaruar katër llogari bankare, ku njëra është pa gjendje, një tjetër me rreth 15 mijë euro, si dhe dy llogari të tjera në lekë me një total prej afro 500 mijë lekësh.
Në deklaratë, deputetja raporton gjithashtu të ardhura nga paga për 9 muajt e vitit 2025 në vlerën prej 244 mijë lekësh. Burimet e të ardhurave janë deklaruar në përputhje me kërkesat ligjore.