Grabitet me cekic pika e kredive në Shkodër

Një pikë kredidhënieje është grabitur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar alarm në zonë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në lagjen “Vojo Kushi”, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë në ambientet e subjektit financiar.

Sipas policisë, autori ka qenë i armatosur me një mjet të fortë, konkretisht një çekiç, dhe nën kërcënimin e tij ka marrë një shumë parash në lekë. Pas grabitjes, ai është larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur.

Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në zonë dhe kanë nisur kontrolle intensive për kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e tij dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!