Shpërthim në një laborator k*kaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 8 të plagosur! Si ndodhi ngjarja dhe çfarë u bë shkak

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të premten, më 23 janar, në një laborator kokaine në bregun Paqësor të Kolumbisë, duke shkaktuar vdekjen e nëntë personave dhe plagosjen e tetë të tjerëve. Ngjarja u regjistrua në departamentin jugperëndimor të Nariños, një zonë e njohur për prodhimin e drogës dhe praninë e grupeve të armatosura ilegale.

Sipas policisë, viktimat ishin persona që punonin për një fraksion rebel të ish-grupit guerril FARC. Hetimet paraprake tregojnë se shpërthimi ndodhi si pasojë e përdorimit të një cilindri gazi gjatë procesit të prodhimit të kokainës, çka solli përhapjen e menjëhershme të flakëve.

Laboratori ndodhej në territorin indigjen Awa, një rajon strategjik për trafikimin e kokainës drejt Shteteve të Bashkuara. Zona prej vitesh është nën ndikimin e grupeve kriminale, të cilat bashkëpunojnë me kartele ndërkombëtare të drogës, duke e kthyer Nariños në një nga pikat më problematike të Kolumbisë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!