Zbulohen armë dhe granata dore në një objekt të braktisur në Zveçan

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në fshatin Joshevik të komunës së Zveçanit, pas informacioneve të siguruara përmes rrugëve operative. Aksioni u zhvillua më 24 janar 2026, rreth orës 09:20, gjatë një kontrolli në terren.

Gjatë bastisjes u gjetën një armë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike dy tytëshe, disa karikatorë të mbushur dhe bosh, fishekë të llojeve të ndryshme, një rrip për municion, dy granata dore M50 si dhe pajisje për pastrimin e armëve. Të gjitha mjetet e dyshuara u sekuestruan nga policia.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për posedim të paautorizuar të armëve. Deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka persona të arrestuar, ndërsa policia vijon punën për identifikimin e të përfshirëve dhe u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo veprim të dyshimtë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!