Limi dhe Alba janë përfshirë sërish në tensione mes tyre, duke rikthyer një atmosferë të rënduar në shtëpi.
Gjatë kohës që po qëndronin në tavolinë dhe po hanin bashkë, mes tyre nisi një debat verbal. Në një moment, Limi i kërkoi Albës që të mbyllte gojën, fjalë që e prekën thellë emocionalisht banoren.
Reagimi i tij e bëri situatën edhe më të vështirë për Albën, e cila nuk arriti ta përballonte momentin. Ajo u përlot, u ngrit nga tavolina dhe u largua menjëherë, duke lënë ushqimin përgjysmë dhe duke krijuar heshtje e tension në ambient.
Ky episod është vetëm një tjetër dëshmi e marrëdhënies së ndërlikuar mes dy banorëve, e cila vazhdon të sjellë përplasje dhe emocione të forta brenda shtëpisë.