I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek, Vasilis Varelas

44-vjeçari nga Tepelena, Juliand Halili, i njohur edhe si Xhuliano Halili apo “Niko”, konsiderohet nga policia greke si një nga personat më të rrezikshëm të botës së krimit. Ai akuzohet për disa ngjarje të rënda kriminale brenda dhe jashtë burgjeve, ndërsa aktualisht po hetohet edhe për një vrasje të fundit të ndodhur brenda burgut Koridhalos.

Sipas hetimeve, Halili ka vepruar në disa raste nën urdhrat e kriminelit grek Vasilis Varelas, i njohur për aktivitet të gjerë kriminal në Greqi. Ngjarjet për të cilat akuzohet shtrihen në disa qytete greke dhe lidhen me konflikte të botës së krimit, përfshirë atentate dhe ekzekutime të porositura.

Në vitin 2018, Halili u arratis gjatë një transferimi nga Porti i Pireut, por u kap pas pak kohësh. Ndërsa në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, ai dyshohet se vrau një të burgosur dhe plagosi një tjetër, një ngjarje që sipas autoriteteve mund të ketë qenë e porositur nga jashtë. Çështja vijon të hetohet nga autoritetet greke, ndërsa rasti ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë në burgje dhe lidhjet e krimit të organizuar./Top Channel


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!