Mbrëmjen e djeshme, Juela dhe Kristi zhvilluan një bisedë të gjatë në lavanderinë e shtëpisë së Big Brother VIP 5, ku analizuan strategjitë e tyre dhe lojën e banorëve të tjerë. Diskutimi u fokusua te dinamika brenda shtëpisë dhe mënyra se si disa prej konkurrentëve po përpiqen të ndikojnë opinionin.
Gjatë bisedës, kur u ndalën te Rogerti, Juela u shpreh se ai duket se ka ardhur me një plan të caktuar dhe se mund të sajojë situata për të tërhequr vëmendje. Ajo përmendi edhe deklaratat e tij për dëshirën që të shkonte në ambulancë, duke i cilësuar si të ekzagjeruara dhe pjesë e një loje.
Në vijim, Juela shtoi se sjellja e Rogertit i duket “patetike” dhe e mbushur me skandale, ndërsa Kristi konfirmoi se ai kishte qarë me lot. Të dy ranë dakord se reagimet e tij janë të tepruara dhe se fytyra e tij e tradhton gjendjen emocionale, duke e bërë edhe më të dukshme strategjinë që po ndjek në lojë.