Përfshihet nga flakët një banesë në Lushnje, zjarri përhapet me shpejtësi, asfiksohet një 12-vjeçare

Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen Loni Dhamo në Lushnje.

Zjarri ka rënë në një nga dhomat e shtëpisë e më pas në dhomat ngjitur. Veç shtëpisë që u përfshi nga flakët, rrezikoheshin edhe shtëpitë ngjitur, raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi.Si pasojë e flakëve dhe tymit, një vajzë 12-vjeçare është asfiksuar dhe është dërguar drejt spitalit për ndihmën e parë, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse është bërë e mundur lokalizimi i zjarrit dhe është vënë nën kontroll.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!