Plagosi me thikë vajzën e tij, arrestohet babai i 24-vjeçares në Durrës! Si ndodhi sherri mes tyre

Është arrestuar pas disa orësh në arrati Mikel Ndoji, 56-vjeçari i cili ditën e sotme, 26 janar, plagosi me thikë vajzën e tij, Xhensila Ndoji, 24-vjeç.Sipas gazetares Klodiana Haxhiaj, prindërit e vajzës së plagosur ishin të divorcuar prej vitesh, ndërsa babai jetonte në Itali dhe së fundmi kishte tentuar të ribashkohej me familjen.

Dyshohet se vajza, Xhensila Ndoji nuk ka pranuar të bashkohej me të atin dhe as ta lejonte atë të hynte në banesë.Burime bëjnë me dije se konflikti mes palëve ka ndodhur në rrugë, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e dhunës, duke përfunduar me plagosjen e vajzës.Kujtojmë se përveç vajzës së tij, babai i të resë ka goditur edhe një person tjetër, kolegun e saj, i cili raportohet se ndërhyu për të shuar konfliktin, por fatkeqësisht mbeti i plagosur.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!