Rama nga Izraeli: “Jam i dyti pas Trump” – fjalimi që ngjalli reagime

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit, ka falënderuar homologun Benjamin Netanyahu për ftesën, duke nënvizuar marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe popullit hebre. Rama e cilësoi Shqipërinë si një vend që ka qenë gjithmonë strehë e sigurt për hebrenjtë, duke e quajtur këtë një vlerë të rrallë në historinë evropiane.

Gjatë fjalimit, kreu i qeverisë përdori edhe nota humori, duke u shprehur se do të përpiqej “t’i mbijetonte gjykimit” të Netanyahut, teksa tha se ishte spikeri i dytë ndërkombëtar që fliste në Parlamentin izraelit pas presidentit amerikan Donald Trump. Rama foli edhe në plan personal, duke theksuar se bashkëjetesa dhe respekti mes feve janë pjesë e identitetit shqiptar.

Ndër të tjera, Rama theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk ka dorëzuar asnjë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të vlerave morale të shqiptarëve. Ai shtoi se Parlamenti shqiptar ka votuar për aderimin në një iniciativë ndërkombëtare për paqen, e cila sipas tij hap një perspektivë të re për kontributin e Shqipërisë në përpjekjet për paqe në Gaza dhe rajon.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!