Truri ynë mbetet adoleshent deri në moshën 30 vjeç – Katër moshat kritike për mendjen tonë

Hulumtime të reja mbi skanimet e trurit të rreth 4,000 personave deri në moshën 90 vjeç tregojnë se truri nuk ndalet kurrë së ndryshuari. Sipas raportimit të BBC, ai kalon nëpër pesë faza gjatë jetës, me katër momente kyçe kthese në moshat 9, 32, 66 dhe 83 vjeç, që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionin dhe shëndetin mendor.

Studimi tregon se truri mbetet në një fazë “adoleshence” funksionale deri në fillim të të tridhjetave, kur arrin kulmin e efikasitetit. Më pas vjen një periudhë stabiliteti deri rreth moshës 66 vjeç, e ndjekur nga ndryshime më të theksuara në lidhshmërinë e rajoneve të trurit, të cilat lidhen me rritjen e rrezikut për demencë dhe probleme të tjera neurologjike.

Sipas studiuesve, të cituar në Nature Communications, kuptimi i këtyre fazave ndihmon në shpjegimin e çrregullimeve mendore dhe neurozhvillimore. Ekspertët theksojnë se truri “riprogramon” veten gjatë gjithë jetës, duke forcuar ose dobësuar lidhjet nervore në varësi të moshës dhe përvojave.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!