Ndërron jetë pas 8 ditësh i riu i aksidentuar në Milot–Mamurras. Familja akuzon për neglizhencë spitalin e Traumës

Një nga tre të rinjtë e përfshirë në aksidentin e rëndë të ndodhur më 19 janar në autostradën Milot–Mamurras ka ndërruar jetë në Spitali i Traumës. Viktima është Albert Togu, 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi”, i cili ndodhej prej disa ditësh nën kujdes intensiv mjekësor. Dy pasagjerët e tjerë, Albion Mamli dhe Romario Alija, vijojnë trajtimin në spital. Sipas mjekëve, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Dyshohet se manovra është kryer për të shmangur përplasjen me një mjet tjetër që po lëvizte në të njëjtin segment rrugor. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të mjetit. Rrethanat e plota të aksidentit vijojnë të hetohen nga autoritetet.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Ngjarja ka marrë përmasa të tjera pas kallëzimit penal të bërë nga babai i viktimës, Kujtim Togu, i cili pretendon neglizhencë mjekësore. Sipas tij, gjendja e të birit është nënvlerësuar dhe komplikacionet janë konstatuar shumë vonë. Familja kërkon kryerjen e autopsisë ligjore, duke akuzuar institucionin për mungesë transparence. Ndërkohë, Prokuroria pritet të hetojë si aksidentin rrugor, ashtu edhe procedurat e ndjekura gjatë trajtimit mjekësor.