Për ditën e mërkurë, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e shiut do të nisin në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas mesditës, reshjet do të shtrihen në të gjithë vendin.
Në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore, reshjet hera-herës do të jenë me intensitet deri të lartë, kryesisht në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ato minimale do të zbresin deri në 0 gradë Celsius. Ndjesia e të ftohtit do të jetë më e theksuar në zonat malore.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Në Alpe parashikohen reshje dëbore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje dhe lindje dëbora pritet mbi lartësitë 800–900 metra, si dhe në juglindje mbi 1000–1100 metra. Era do të fryjë nga juglindja–jugperëndimi me shpejtësi mesatare 8 m/s, duke arritur deri në 20 m/s në bregdet dhe lugina. Valëzimi në Deti Adriatik dhe Deti Jon do të jetë i forcës 4–6 ballë.