“80 mijë euro i merrte nga Zv/ministri i tij në shtëpi”/ Meta nga qelia: Si përgjoheshin politikanë, biznesmenë dhe gazetarë nga “denoncuesi i korrupsionit”!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar për herë të parë nga burgu një rrëfim të gjatë, ku sjell fakte dhe dëshmi të reja lidhur me ngjarje të rënda politike si 21 Janari, 14 Shtatori 1998 dhe çështja e vrasjes së Azem Hajdarit. Meta pretendon se këto ngjarje janë shoqëruar me shantazhe, përgjime të paligjshme dhe manipulime, të cilat sipas tij janë përdorur për qëllime politike.

Në postimin e tij, Meta ndalet veçanërisht te video-montazhi që, sipas tij, u përdor si alibi për thirrjen e protestës së 21 Janarit. Ai thekson se asnjë agjenci zyrtare ndërkombëtare nuk pranoi të kryente ekspertizën e videos, ndërsa Prokuroria, në mënyrë të çuditshme, ia besoi analizën një eksperti privat kompjuterash dhe jo një eksperti audio. Sipas Metës, problemi kryesor nuk ishte identiteti i personave në video, por vërtetësia e bisedës dhe montazhet e shoqëruara me titra.

Meta pohon se gjatë ekspertimit, një ekspert amerikan ka rikuperuar materiale të fshira, të cilat sipas tij ekspozonin përgjime të shumta ndaj politikanëve, biznesmenëve dhe gazetarëve, madje edhe në banesat e tyre. Ai përmend edhe ekzistencën e një videoje tjetër ku, sipas tij, dukeshin qartë 80 mijë euro të marra nga një zv/ministër në shtëpinë e tij, çështje që detyroi Prokurorinë të niste një hetim formal.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Në rrëfimin e tij, Meta akuzon Prokurorinë për shkelje të qëllimshme të procedurave hetimore dhe për përjashtimin e ekspertëve të mbrojtjes nga proceset e ekspertimit. Ai shton se prokurori që drejtonte çështjen e tij u shpall më vonë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, por më pas u rehabilitua dhe u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke luajtur rol edhe në emërimin e prokurorëve të parë të SPAK-ut.

Leave a Comment