Mali i Zi mesazh SPAK-ut, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë dënohet me 10 vite burg; duhet të kthejë paratë e vjedhura

Drejtësia në Mal të Zi ka shënuar një precedent të fortë në rajon me dënimin e ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Vesna Medenica, e cila u dënua me 10 vite burg për korrupsion të nivelit të lartë. Gjykata e shpalli fajtore për dy raste të ndikimit të paligjshëm në drejtësi, të lidhura me marrjen e parave dhe manipulimin e vendimeve gjyqësore, ndonëse e shpalli të pafajshme për akuzën e krijimit të organizatës kriminale.

Ndërkohë, djali i saj, Miloš Medenica, u dënua me 10 vite e 2 muaj burg për krijim organizate kriminale, kontrabandë, ndikim të paligjshëm dhe pengim të drejtësisë. Të dyve u konfiskuan pasaportat, iu ndalua lëvizja dhe u urdhëruan të paguajnë nga 50 mijë euro gjobë. Gjithashtu, në bashkëpunim me të akuzuar të tjerë, janë detyruar të kthejnë mbi 2.7 milionë euro dëm të shkaktuar shtetit, ndërsa Prokuroria Speciale paralajmëroi apel për dënime edhe më të rënda.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Ky vendim shihet si një kontrast i fortë me realitetin në Shqipëri, ku pavarësisht thirrjeve nga SHBA dhe BE, asnjë gjyqtar apo prokuror i larguar nga vettingu nuk ka përfunduar në burg apo është detyruar të kthejë pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme. Rasti i Malit të Zi konsiderohet një mesazh i drejtpërdrejtë për SPAK dhe GJKKO, duke nxjerrë në pah mungesën e dënimeve shembullore dhe rikuperimit të parave të vjedhura në Shqipëri.

Leave a Comment