Fondi total prej 345 milionë lekësh është miratuar për dëmshpërblimin e 15 bashkive që u prekën nga zjarret gjatë sezonit të verës. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili publikoi edhe ndarjen konkrete të fondeve për secilën bashki. Dëmshpërblimet synojnë mbulimin e dëmeve në sipërfaqe pyjore, bujqësore dhe prona të prekura nga flakët.
Shumat më të mëdha do të përfitojnë bashkitë Krujë me 146 milionë lekë, Gramsh me 86.6 milionë lekë, Finiq me 40 milionë lekë dhe Delvinë me 36 milionë lekë. Ndërkohë, bashki si Dibër, Peqin, Kamëz, Maliq, Dropull dhe Malësi e Madhe do të marrin fonde më të moderuara, në varësi të dëmeve të konstatuara nga zjarret.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Bashkitë që përfitojnë shuma më të vogla janë Has, Kukës, Librazhd, Tepelenë dhe Rrogozhinë, me dëmshpërblime që variojnë nga 0.2 deri në 1.8 milionë lekë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, fondet do të shpërndahen përmes procedurave ligjore përkatëse dhe do të përdoren për rikuperimin e dëmeve dhe mbështetjen e komuniteteve të prekura.