Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte tërheqjen e menjëhershme nga tregu të një qumështi për foshnje, pas një alarmi të lëshuar nga RASFF. Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani është konstatuar prania e substancës cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus, e cila mund të paraqesë rrezik serioz për shëndetin e foshnjave.
Sipas AKU-së, produkti i prekur është Aptamil 1 Pronutra 800 gram Advanced, me numër artikulli 172911 dhe datë skadence 10 nëntor 2026. Menjëherë pas njoftimit, trupat inspektuese janë angazhuar në terren për verifikimin e shpërndarjes dhe tërheqjen e produktit nga të gjitha pikat e shitjes në vend.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që, nëse e kanë blerë këtë qumësht për foshnje dhe e kanë ende në përdorim, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes ku është blerë. AKU thekson se siguria ushqimore mbetet një prioritet dhe një përgjegjësi e përbashkët për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe konsumatorëve.