Deputetja e Jorida Tabaku, përfaqësuese e Partia Demokratike, ka denoncuar përmes një videoje në rrjetet sociale kolapsin e shërbimeve digjitale të qeverisë shqiptare. Ajo thekson se sistemi i teknologjisë së informacionit është i bllokuar, duke pamundësuar marrjen e shërbimeve bazë nga tatimet, institucionet publike dhe platforma e-Albania. Sipas saj, situata është veçanërisht e rëndë për bizneset dhe profesionistët e lirë.
Tabaku kujtoi betejën e fituar në Gjykatën Kushtetuese për profesionet e lira, ku mbi 20 mijë profesionistë fituan të drejtën e tyre, por shtoi se për shumë prej tyre problemet janë përkeqësuar. Ajo theksoi se aktualisht profesionistët e lirë nuk arrijnë të kryejnë veprimet më elementare, si gjenerimi i faturave, llogaritja e kostove apo analiza e aktivitetit ditor përmes sistemit self-care, për shkak të bllokimit të platformave digjitale.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Sipas deputetes demokrate, bëhet fjalë për tatimpagues të rregullt që paguajnë taksa të larta dhe përballojnë kosto të shtuara fiskalizimi, por nuk marrin shërbimin minimal nga shteti. Ajo e cilëson situatën paradoksale për një vend që shpallet “Shqipëri digjitale”, por që, sipas saj, ndaj biznesit dhe sipërmarrjes përgjigjet vetëm me “ERROR 404”, duke e zhytur ekonominë e vogël në krizë dhe duke dëmtuar besimin e qytetarëve te shteti.