Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur. Ngjarja u regjistrua në strada Sanità, në segmentin e rrugës provinciale që lidh Savigliano me Vottignasco, një aks i njohur prej vitesh si problematik për shkak të aksidenteve të shpeshta.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Jeep ku udhëtonin tre shtetas shqiptarë u përplas ballë për ballë me një mjet të rëndë Iveco. Dy të rinjtë shqiptarë, pak mbi të 20-at, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa një 21-vjeçar që ndodhej në sediljen e pasme u plagos dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Savigliano-s në kod të verdhë, jashtë rrezikut për jetën.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Në mjetin e rëndë udhëtonin një burrë 58-vjeç dhe një grua 55-vjeçe; burri u shtrua në spital në kod të verdhë, ndërsa gruaja u transportua me helikopter në spitalin Santa Croce Hospital në kod të kuq, me politraumë. Në vendngjarje ndërhynë ambulanca, elisoccorso 118 dhe zjarrfikësit, ndërsa karabinierët po hetojnë shkaqet e aksidentit, duke verifikuar mundësinë e një parakalimi të rrezikshëm; rruga u mbajt e bllokuar për disa orë.

Leave a Comment