Një tifoz i PAOK-ut i plagosur në aksidentin tragjik në Rumani ka deklaruar se “timoni u bllokua gjatë parakalimit për shkak të sistemit lane assistant”. Dëshmia u bë publike nga mjeku grek Dimitris Koukoulas, i cili ndodhej në spitalin ku u dërguan të rinjtë dhe foli për ERT.Koukoulas u shfaq thellësisht i tronditur emocionalisht. “Nuk jam mirë, mezi marr frymë. Isha pranë nënës së njërit prej fëmijëve që humbën jetën”, tha ai, duke shtuar se ka komunikuar me familjarët e viktimave dhe se nëna e të plagosurit rëndë është nisur drejt Rumanisë.
Megjithatë, autoritetet theksojnë se mbetet për t’u sqaruar nëse sistemi i asistencës së korsisë ka luajtur rol në aksident. Sipas ekspertëve, lane assistant çaktivizohet automatikisht kur shoferi ndez sinjalin e kthesës, pasi sistemi e “kupton” ndryshimin e qëllimshëm të korsisë. Në pamjet nga kamera e një kamioni duket se sinjali ishte i ndezur, çka do të nënkuptonte se, nëse sistemi funksiononte normalisht, nuk do të duhej të ndërhynte në timon.Aksidenti ndodhi në qarkun Timiș, në rrugën DN6–E70, pranë qytetit Lugoj. Një furgon me dhjetë tifozë të PAOK që udhëtonin nga Greqia drejt Lionit të Francës u përplas ballë për ballë me një kamion, pasi kreu një parakalim dhe u rikthye papritur në krahun e kundërt.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Mes viktimave është edhe Vasil Pilo, një shqiptar që jetonte prej vitesh me familjen në Alexandria të Imathias në Greqi. Ndërkohë, Genci Sadiku, shqiptari tjetër i përfshirë, ka komunikuar shkurtimisht me familjen, duke i siguruar se është jashtë rrezikut për jetën: “Nuk e di si jam gjallë, por jam mirë. Do të kthehem në Shqipëri”, kanë bërë të ditur familjarët e tij për mediat greke.