Rrugët hetimore të zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj janë kryqëzuar tashmë në SPAK, në një betejë juridike që po zhvillohet paralelisht në disa nivele gjykimi.Sipas informacioneve të Top Channel, avokatët e Ballukut kanë depozituar një rekurs në Gjykata e Lartë, duke u mbështetur në një precedent të Gjykata Kushtetuese. Ky vendim përcakton se sekuestrimi i një telefoni celular pa autorizim gjyqësor është i paligjshëm, pasi cenon lirinë e komunikimeve elektronike.
Precedenti lidhet me rastin e Onejda Ymeri, të cilës iu sekuestrua telefoni në kuadër të hetimeve ndaj Ahmetajt. Ky veprim u konsiderua më pas i papajtueshëm me Kushtetutën. Mbrojtja e Ballukut argumenton se i njëjti standard duhet të zbatohet edhe për të, pasi provat ndaj saj janë përftuar nga telefoni i Ervis Berberi. Pikërisht nga këto të dhëna janë hapur disa fraksione hetimore, përfshirë edhe çështjen e tenderave, ku Balluku ka marrë statusin e të pandehurës dhe ndaj saj është vendosur masa “ndalim për të dalë jashtë vendit”.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
“>⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Një tjetër pikë e rëndësishme e rekursit është kërkesa për heqjen e masës së ndalimit të udhëtimit jashtë Shqipërisë. Avokatët pretendojnë se nuk ekziston asnjë rrezik arratisjeje, duke sjellë si provë faktin që Balluku ka kryer disa udhëtime jashtë vendit pas tetorit 2025, kohë kur ishte thirrur dhe ishte njohur me akuzën nga SPAK. Mes tyre përmendet edhe një udhëtim në Zvicra, pa asnjë shkelje të detyrimeve ligjore.
Ndërkohë, pavarësisht pritjes për një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese dhe Këshilli i Mandateve, SPAK ka vijuar hetimet, duke kryer sekuestrime dhe këqyrje të shumta, përfshirë edhe ndaj biznesmenëve të përmendur në procedurat e tenderave. Megjithatë, një nga masat e vendosura nga GJKKO është pezulluar përkohësisht, pas një vendimi të gjyqtarëve kushtetues që e kanë rikthyer Ballukun në detyrë, deri në shqyrtimin në themel të çështjes.