Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e prostitucionit, Policia e Shtetit përmes Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizoi fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”. Hetimi u zhvillua me metoda speciale për një periudhë dyjavore, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Si rezultat, u proceduan në gjendje të lirë shtetaset Th. C. (35 vjeçe) dhe A. F. (39 vjeçe), lindur në Brazil. Po ashtu, për veprën penale “Prostitucioni” u proceduan në gjendje të lirë edhe dy shtetas E. D. dhe S. A., banues në Durrës.
Gjatë kontrollit u sekuestruan si prova materiale 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga, 3 430 dinarë, 2 pasaporta, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh. Nga hetimet rezultoi se shtetaset kishin marrë me qira një apartament në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, të cilin e kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.Materialet proceduriale iu referuan Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.