“Ka një kallëzim penal konkret në SPAK për një deputet të Partisë Demokratike, i cili është në fazën e hetimeve paraprake. Ai madje i ka drejtuar pyetje zotit Dumani sot në parlament, por unë nuk do të përmend emra. Nuk bëhet fjalë për Flamur Nokën. Bëhet fjalë për një kallëzim konkret për një deputet të opozitës”, tha Ferhati.

Gazetari shtoi se, përveç këtij rasti, në SPAK janë regjistruar edhe disa çështje të tjera që po hetohen pa emra konkretë personash, por mbi bazën e veprave penale.

“Këto çështje mund të përfshijnë në të ardhmen deputetë, si nga ata që kanë qenë më herët, ashtu edhe nga ata të zgjedhur në zgjedhjet e 11 majit,” theksoi Ferhati.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ekzistojnë edhe dosje të tjera në SPAK për të cilat kreu i institucionit, Altin Dumani, nuk është pyetur gjatë raportimit të tij në Parlament.

“Ndoshta pjesa e opozitës nuk ka pasur interes të pyesë për këto çështje,” shtoi Ferhati.