Moti në Shqipëri – Përmirësim gradual, por temperatura të ulëta

Reshjet e shiut mbeten prezente edhe gjatë paradites dhe pjesërisht në mesditë, kryesisht në zonat veriore të vendit, ndërsa në qendër dhe jug do të jenë të pakta dhe kalimtare.

Gjatë orëve të pasdites pritet përmirësim i ndjeshëm i kushteve të motit me më shumë kthjellime dhe më pak vranësira, megjithatë temperaturat mbeten të ulëta për periudhën.