Në një postim në Facebook të një albumi me foto, Balluku shkruan se Bajraktari është një profesionist me integritet dhe eksperiencë të çmuar.
Për të nën drejtimin e tij dhe me mbështetjen e plotë të qeverisë, do të vijojë transformimi i DPSHTRR për një shërbim gjithnjë e më efikas, të sigurt dhe pranë qytetarëve.
”Një faqe e re në rrugëtimin e DPSHTRR! Nga sot, drejtimin e institucionit e merr Kreshnik Bajraktari, një profesionist me integritet dhe eksperiencë të çmuar në fushën e transportit.
Jam besimplotë se nën drejtimin e tij dhe me mbështetjen tonë të plotë, do të vijojmë transformimin e DPSHTRR për një shërbim gjithnjë e më efikas, të sigurt dhe pranë qytetarëve”,-shkruan Balluku.