Por që pas përplasjes së kamionit me një makinë të vogël në një autostradë ndërshtetërore atje, kafshët arritën të largohen e të shpërndahen nëpër zonë.

Njoftimin e bëri në Facebook departamenti i policisë së qarkut Jasper, i cili sqaroi po ashtu se majmunët që vinin nga Universiteti Tulane në New Orleans, Luiziana, ishin të infektuar me disa lloje viruse, përfshirë hepatitin C dhe Covid-19.

“Majmunët peshojnë afërsisht 20 kg, janë agresivë ndaj njerëzve dhe kërkojnë trajtim të posacëm”, nënvizohet në njoftim, ku thuhet gjithashtu se kafshët paraqesnin rrezik potencial shëndetësor për njerëzit.

Zëdhënësi i Universitetit, Andrew Yawn, pretendon nga ana tjetër se gjitarët e përdorur në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Biomjekësore Tulane u ofrohen organizatave të tjera kërkimore për avancimin e zbulimeve shkencore, dhe sipas tij, nuk janë infektues.

“ Ne po bashkëpunojmë në mënyrë aktive me autoritetet lokale dhe do të dërgojmë një ekip ekspertësh për kujdesin ndaj kafshëve për të ndihmuar sipas nevojës.”

Më vonë, zyrtarët e policisë lokale njoftuan se të gjithë majmunët me përjashtim të njërit janë eliminuar tashmë. “Ne po vazhdojmë të kërkojmë majmunin e vetëm që është ende i lirë”, shtuan ata.