Konsumimi i ujit me limon çdo mëngjes, me stomak bosh, është bërë një zakon i përhapur në mbarë botën për pastrimin e trupit nga toksinat dhe për përmirësimin e tretjes.
Shkencëtarët shpjegojnë se limoni ndihmon në balancimin e nivelit të pH-së në trup dhe stimulon funksionin e mëlçisë. Kjo pije e thjeshtë, por shumë e fuqishme, kontribuon gjithashtu në hidratimin e organizmit dhe në përthithjen më të mirë të vitaminave gjatë ditës. Një gotë ujë me disa pika lëng limoni në mëngjes mund të nxisë metabolizmin dhe të përmirësojë humorin e përgjithshëm.
Nga ana tjetër, xhenxhefili konsiderohet si një nga aleatët më të fortë natyralë kundër sëmundjeve. Përbërësit e tij aktivë, si gingeroli, kanë veti antinflamatore dhe antibakteriale që ndihmojnë në forcimin e sistemit të frymëmarrjes dhe në lehtësimin e sekrecioneve që bllokojnë mushkëritë. Përdorimi i tij në formë çaji ose i kombinuar me limon është një mënyrë efektive për të mbrojtur organizmin nga infeksionet e ftohjeve.
Mjekët e mjekësisë alternative theksojnë se kombinimi i limonit me xhenxhefilin është ideal për pastrimin e trupit, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe rritjen e energjisë. Kjo pije e ngrohtë ndihmon gjithashtu në uljen e kolesterolit dhe në mbajtjen e peshës trupore në nivele të shëndetshme.
Megjithëse është një kurë natyrale, ekspertët këshillojnë që personat me probleme të stomakut ose me tension të lartë të përdorin me kujdes këtë kombinim. Në sasi të moderuara, ujë me limon dhe xhenxhefil mbetet një mënyrë e shkëlqyer për të nisur ditën plot freski, shëndet dhe energji natyrale.