Pas hetimeve të para, është arrestuar shtetasi F. B., 48 vjeç, i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj të miturit.

Ndërkohë, është proceduar penalisht në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi T. Xh., 37 vjeç, pasi kishte punësuar të miturin në mënyrë të kundërligjshme.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.