Hoxha deklaroi se nesër ka shumë mundësi të mos shpallet vendimi, por vetëm do të paraqiten argumentet dhe provat, ndërsa më pas gjykata do të tërhiqet në dhomën e këshillimit.
Borakaj: Cilat janë skenarët që pritet të ndodhin nesër?
Hoxha: Ka dy skenarë. Së pari, të kontestohet antikushtetutshmëria e ligjit dhe e nenit 62, pika c. Nesër vetëm do të paraqesin argumentet dhe provat, dhe më pas gjykata do të tërhiqet në dhomën e këshillimit. Nuk do të shpallet vendimi nesër. Ka një probabilitet shumë të vogël që vendimi të shpallet nesër. Afati maksimal sa do të zgjasë është 30 ditë.
Vendimi i parë është që Veliaj qëndron në detyrë. Vendimi i dytë pastaj sjell një afat për pezullim të zgjedhjeve. Opsioni i tretë, që ka shumë pak probabilitet të ndodhë, është të rrëzohet kërkesa ankimore e Veliajt dhe presidenti të shpallë datën e zgjedhjeve.