Për herë të parë që pas 10 shkurtit kur edhe u arrestua, sot (31 tetor) Erion Veliaj është shfaqur publikisht, pasi ai merr pjesë në një seancë në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkim nga kryetari i bashkisë së Tiranës.
Veliaj pasi zbriti nga furgoni i policisë që e shoqëroi nga paraburgimi i Durrësit deri në Kushtetuese, përshëndeti me dorë gazetarët e operatorët.

