Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar prapaskenat e kërcënimit, sipas tij, të Edi Ramës që i ka bërë prokurorit që ka dosjen e Belinda Ballukut.
Sipas tij, Rama e ka kërcënuar duke i thënë “kush je ti që guxon ti marrësh pasaportën zëvendëskryeministres”, por më pas Berisha thotë se “Rama e qepi gojën, sepse është personazh që duhet ti hiqet atij pasaporta”.

