đ Rritje historike e pagave deri nĂ« 2030
Në dokument thuhet se paga minimale në vend do të arrijë në 500 euro deri në vitin 2026, ndërsa për 18 muajt e parë të aplikimit nuk do të vendoset asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta.
Nga ana tjetër, paga mesatare kombëtare pritet të arrijë në 1,000 euro deri në 2030, ndërsa në sektorin publik do të shkojë deri në 1,200 euro.
đ©âđŒ Objektivat kryesore tĂ« qeverisĂ« deri nĂ« vitin 2030
Programi qeveritar liston disa pika kyçe që lidhen me tregun e punës dhe politikat sociale:
- Transformimi i shërbimeve të punësimit me sisteme të zgjuara dhe platforma për emigrantët që duan të rikthehen në Shqipëri.
- Ulja e papunësisë në 6% deri në 2030 dhe papunësisë së të rinjve nën 15%.
- Garancia Rinore që ofron punë, trajnim ose arsim për mbi 40,000 të rinj brenda 4 muajve nga regjistrimi.
- Forcimi i barazisë gjinore në paga dhe nxitja e punësimit të grave.
- Zgjerimi i arsimit profesional, ku deri në 2030, 1 në 3 nxënës do të ndjekë këtë sistem.
- Shkollat profesionale do të kthehen në qendra multifunksionale me konvikte moderne dhe trajnime afatshkurtra.
- Marrëveshje bilaterale për njohjen e pensioneve dhe mbrojtje sociale për shqiptarët që punojnë jashtë vendit.
- Programe për diasporën, që synojnë rikthimin e talenteve dhe transferimin e ekspertizës.
đŠ Qeveria: âSynojmĂ« ekonomi tĂ« qĂ«ndrueshme, paga dinjitoze dhe punĂ« tĂ« sigurtâ
Në program theksohet se qeveria synon të garantojë kushte të barabarta pune, një sistem social të besueshëm dhe trajtim dinjitoz për të gjithë punëmarrësit shqiptarë.