Në një intervistë për A2 CNN, Joseph theksoi se presidenti i SHBA-së do të jetë figura kyçe që do të bëjë ofertën: “Trump është figura më popullore në Serbi dhe i vetmi që mund ta paraqesë këtë propozim që Serbia dhe Kosova të bëhen pjesë e NATO-s.”

Joseph shpjegon tre arsye pse, sipas tij, Serbia nuk do të mund ta refuzojë këtë ofertë:

  • Popullariteti i Trump-it në Serbi.Marrëveshjet e mëparshme dhe qasja e hapur e ambasadorit serb ndaj NATO-s.
  • Një kusht paralel që Kosova të nënshkruajë statusin për asociacionin e komunave me shumicë serbe – duke bërë që Beogradi të mos ketë zgjedhje tjetër përveç pranimit të ofertës.

Joseph argumenton se ky hap do t’i japë fund neutralitetit strategjik të Serbisë midis Rusisë, Kinës dhe Perëndimit, dhe njëkohësisht do të zgjidhë tensionet e vazhdueshme me Kosovën, duke pranuar realitetin e rezultateve të viteve ‘90 dhe duke vendosur një narrativë të re për rajonin.

Sipas tij, një ofertë e tillë mund të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë për të ushtruar presion ndaj Rusisë dhe për të krijuar një stabilitet të ri politik në Ballkan, duke përdorur ndikimin e SHBA dhe të NATO-s.