Ai theksoi se konstruksioni i urës nuk u rrezikua dhe dëmi ishte i menaxhueshëm falë ndërhyrjes njerëzore që minimizoi efektet e mundshme.
Mujka shtoi se niveli i ujit u stabilizua brenda një ore dhe punimet vazhdojnë për sanimin e kanalit kryesor, duke tentuar kontrollin maksimal të ujit. Ai paralajmëroi se situata nuk duhet të përdoret për qëllime politike apo elektorale, pasi është një çështje operacionale dhe çdo humbje e mundshme financiare është pjesërisht përgjegjësi e organizimit të punishtes.
Nga ana tjetër, punëkryesi i projektit, Jahir Nimani, përmes një videoje në Facebook, pretendoi se përmbytja ishte rezultat i një ndërhyrjeje të qëllimshme njerëzore. Ai kërkoi reagim urgjent nga institucionet e sigurisë, duke deklaruar se i gjithë vendpunishtja u përmbyt qëllimisht.